Pogba ‘agjent’, Manchester United pranë super blerjes nga Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United po tenton një super goditje nga Barcelona në këto orë të mbetura të merkatos.

Ousmane Dembele mesa duket është më pranë klubit anglez dhe për këtë  ka hyrë në rolin e agjentit, Paul Pogba. Mesfushori francez, i cili e ka shok kombëtareje sulmuesin e Barcelonës, po mundohet ta bindë atë të transferohet në Manchester. Orët e fundit duket se dhe vetë Dembele duket i tërhequr nga ideja për tu zhvendosur në “Old Traford” dhe sipas mediave angleze, ai ka pranuar ofertën e “Djajve të Kuq”. Në rast se ky transferim ndodh atëhere United do të formonte një repart të avancuar të frikshëm me Rashford, Martial, Bruno Fernandes dhe Dembele. Nga ana tjetër dhe Barcelona nuk do ta vuajë shumë mungesën e tij duke parë rendimentin e xhevahirit që ka në shtëpi, Ansu Fati.

Ky i fundit ka shpërthyer këtë sezon, madje në ndeshjet e para të kampionatit, i ka rrëmbyer skenën edhe vetë Leo Messit.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV