Prej kohësh në kërkim ndërkombëtar/ Policia arreston të dyshuarin si vrasës me pagesë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një person të dyshuar si vrasës me pagesë ditën e sotme.

Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” kapën një 41-vjeçar të dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kalaja”.

Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Burrat e shkurtër nën 162 cm jetojnë më gjatë se burrat mbi 162 cm

Studimet e fundit kanë treguar se burrat e shkurtër jetojnë 3 vite më shumë se burrat e gjatë. Një studim...

KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë...

“Salianji e Meta në burg si në diktaturë”/ Berisha: Të bëjmë të pamundurën që të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me ish të përndjekurit politik tha se Ervin Salianji dhe Ilir Meta janë dy të...

Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?

Nga Frrok Çupi Vallë cila do të ishte dramatike: E para që Presidenti i Republikës i vë zjarrin vendit, thith urrejtjen e popullit të vet dhe...

Tik-Tok reagon për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA

Platforma e njohur e rrjeteve sociale TikTok paralajmëroi për një ndërprerje të afërt për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA pasi Gjykata e...

Lajme të tjera

Web TV