Takimi Kosovë-Shqipëri/Reagojnë mediat serbe: Na provokuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i sotëm zyrtar i mbajtur në Tiranë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ka ngjallur reagime dhe deklarata të shumta.

Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe të mediave serbe të cilat kanë shkruar se deklaratat e sotme gjatë mbledhjes kanë qënë provokative.

Gazeta “Blic” në Serbi e ka konsideruar provokim deklaratën e Kryeministrit Rama se “porti i Durrësit do të jetë i Kosovës”.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria planifikojnë t’i heqin kufijtë dhe se së shpejti Porti i Durrësit do të bëhet port i Kosovës de facto”, shkruajnë mediat në Serbi.

Një tjetër fakt që mediat serbe kanë vënë në fokus ishte mungesa e disa disa Zyrtarëve nga Lista Serbe në             Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç dhe Dalibor Jevtiç.

Është përmendur gjithashtu nënshkrimi i  tri marrëveshjeve për Doganën në Durrës linjën hekurudhore dhe hidrocentralin për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Zjarri shkrumboi disa fshatra të Gramshit/Bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar...

“Berisha gatuan grosh, Muli e shet”/ Si u kthye PD në ‘kioskë’ për interesa personale

Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv, foli për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita në tërësi. “Opozita është pothuajse zero nga 11...

Lufta në Ukrainë, Trump paralajmëron Putinin: Do flasim pas disa ditësh

Presidenti amerikan Donald Trump i lëshoi ​​një paralajmërim të ri Presidentit rus Vladimir Putin, duke deklaruar se Uashingtoni është gati të reagojë nëse vendimet e...

Ish-kryeministri italian “kapet mat” në paradën e Xi Jinping: nisin polemikat në Romë

Nga Valentina Santarpia, Corriere della Sera Ish-kryeministri shfaqet në një video në aktivitetin e organizuar nga Kina për të festuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës...

Serbia në “krahët” e Kinës, Vuçiç: Armatosemi për t’u ruajtur nga fqinjët

Aleksandar Vuçiç po e hedh Serbinë në krahët e Pekinit. Duket se plani kryesor është armatosja e Serbisë. Në një reagim për mediat pas...

Lajme të tjera

Web TV