Evis Kushi rrëfen raportet me ish-ministren Besa Shahini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi ka treguar raportet e saj me paraardhësen e saj, Besa Shahini e cila u largua nga kjo detyrë pak kohë më parë.

Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ Kushi tha se teksa i dorëzonte detyrën, Shahini ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me të.

Madje ajo theksoi se Shahini ia doli me sukses të dy sfidave siç ishte protesta e studentëve apo dhe covid-19.

PJESË NGA INTERVISTA

Ju jeni pedagoge në Elbasan dhe Tiranë prej 23 vitesh. Nuk e ushtroni më?
E kam ushtruar parak pak ditësh. Besoj se tani është pak e vështirë, e pamundur për shkak të punës. Bashkëpunimi n me universitet do ta kem.

Largimi i ish-ministres Besa Shahni u bë gati i pritshëm. Ju i keni dëgjuar këto. Por e prisnit se do ishit ju ministrja?
Nuk e prisja. Unë desha ta vlerësoj punën që ka bërë paraardhësja ime. Këto ditë teksa më dorëzonte stafetën e punës, kemi pasur një bashkëpunim. Ishte një kalim miqësor dhe i bukur i kalimit të detyrës.

Besoj se Besa Shani e ka marrë detyrën në një moment të vështirë. Ishte një sfidë e madhe protesta dhe më pas pandemia.

Se dinte askush se si do të avanconte pandemia. Ishte eksperiencë e parë për të gjithë globin. Besa ia doli që të kalojë me sukses këtë detyrë. Këto dy sfida Besa i kaloi me sukses. Nuk është përfolur apo nuk ka pasur asnjë kritike konkrete.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Lajme të tjera

Web TV