Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë zgjidhet një shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në seancën e Kuvendit të komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj nga Koalicioni ”Shqiptarët bashkë për Guci” është zgjidhur kryetar i Kuvendit komunal.

“Për Hasangjekaj votuan 20 këshilltarë të maxhorancës dhe 8 të opozitës, kurse një këshilltar nga opozita ishte i përmbajtur në votim”, shkruan Malësia.me.

Komuna e Gucisë është themeluar në vitin 2014 dhe Hasangjekaj është shqiptari i parë që zgjidhet në pozicionin e Kryetarit të Kuvendit.

Hasangjekaj ka mbajtur postin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. Ai ka qenë dhe anëtar i kryesisë qendrore të LDSH-së dhe kryetar i Degës së Gucisë.

Duhet veçuar se gjatë punës së tij, si anëtar i Fondit, e ka promovuar Fondin në të gjitha trevat shqiptare dhe ka ndihmuar e përkrahur shumë projekte që kanë të bëjnë me çështjet identitare të shqiptarëve në Mal të Zi.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV