Ndodh në Kajro, 40 sarkofagë 2500 vjeçarë hapen për të parën herë për publikun

Një koleksion i madh me sarkofagë 2500-vjeçar, në nekropolin Saqqara-s në Giza u prezantua për herë të parë për publikun dhe median.

Mësohet se objektet e rralla u zbuluan në jug të Kajros në nekropolin e kryeqytetit të lashtë egjiptian të Memfisit, një vend që prej vitesh i përket i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në vendgërmimin rreth 10 milje në jug-lindje të Piramidave të Gizës – janë gjetur deri tani 59 arkivole të pikturuara, 40 prej të cilëve u zbuluan për publikun.

Shumica e arkivoleve kanë mumje, të cilat sipas kërkuesve mund të kenë qenë priftërinj, zyrtarë të lartë në shoqërinë e lashtë egjiptiane.

Të gjithë i janë nënshtruar ritualeve komplekse të varrosjes të Egjiptit të lashtë duke përfshirë dhe heqjen e trurit me një hekur.