Grevë urie në burgun e Shënkollit, të paraburgosurit kërkojnë takim me familjarët dhe avokatët

Sërish greva urie në burgje.
Të paraburgosurit në burgun e Shënkollit në Lezhë kanë hyrë në grevë urie.

Prej 3 ditësh ata refuzojnë ushqimin, ndërkohë që kërkojnë të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët.

Një tjetër kërkesë e tyre ka të bëjë me gjykimet të cilat sipas tyre po zvarriten.

Takimet me familjarët janë shtyrë për shkak të koronavirusit. /Ra.My.Fjala,al/