Rama prezanton platformën e re dixhitale: Anëtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë do përzgjedhin deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka prezantuar ditën e sotme platformën e re që do të ndjekë Partia Socialiste.

Bëhet fjalë për një platformë të re dixhitale e cila do ti japë akses të gjithë anëtarëve të kësaj partie brenda dhe jashtë vendit të japin pëlqimin e tyre nëpërmjet votës për kandidatët me të cilët PS-ja do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarët do të kenë mundësinë të shprehin pëlqimin e tyre nëpërmjet një vlerësimi nga 1-5 për secilin nga kandidatët.

“Platforma e re e PS dixhitale është inovative, krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi të shpejtë brenda familjes sonë politike, ku cdo anëtar ka akses përmes një çelësi personal dhe mund të marrë pjesë në të gjitha proceset brenda platformës, që nga vlerësimi i deputetëve, tek diskutimet e brendshme, tek proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra, të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale me qëndrën, të ndjekjes së aktiviteteve me qëndrën përmes telefonit dhe të pasjes së mundësisë për të adresuar qoftë deputetin apo deputeten strukturat e tjera, përfshi edhe ato të pushtetit vendor.

Hapi i parë që do ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet më 25 prill, por procesi dhe ndërveprimi vazhdon edhe më tej. Ne duam që jeta e partisë të marrë një hov të ri, pa pasur nevojë të presë mbledhjen e radhës së organizatës, lajme nga kanale të tjera dhe për t’i marrë të parët anëtarët lajmet që kanë të bëjnë me partinë, qeverisjen, apo lajmet e rreme, informacione të cilat që patjetër ne i japim botërisht dhe besojmë që cdo anëtar ka të drejtë të kërkojë më shumë hesap dhe të ketë më shumë vëmendje lidhur me vërtetësinë, përmbajtjen e një informacioni.

Lexo edhe :  Valët e cunamit godasin brigjet e SHBA-së, ja kur pritet të shfaqen në pjesë të tjera

Këta janë njerëzit në vijën e parë pavarësisht se PS është më e madhe se anëtarësia e saj, disa fish përtej kufijve të anëtarësisë, por anëtarësia ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për cdo anëtar dhe anëtare të partisë.” është shprehur Rama. /Ra.My.Fjala,al/

 

Të fundit

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Lajme të tjera

Web TV