Albana Vokshi: Përse besoj te SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë jo pak kallëzime penale që Partia Demokratike ka depozituar në SPAK. Një gjë e tillë tregon se kjo forcë politike pavarësisht se nuk beson te reforma në drejtësi, beson te SPAK. E ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në FJALA TV ajo deklaroi:

-Të funksiononte drejtësia gjysma e ministrave do ishin në burg sot. Të funksiononte drejtësia Edi Rama do ishte në burg sot. Të funksiononte drejtësia, të gjithë ata që kanë bërë krime elektorale të vërtetuara, sot duhet të ishin në burg. Sepse vetëm duke u ndëshkuar krimi, korrupsioni, abuzimi, mund të vihet drejtësia, por mund të ndryshohet edhe funksionimi i shtyllave të demokracisë. Kam qenë tre herë në prokurori, unë për koncesionet, pavarëisht se e ka mbyllur prokuroria. Dhe ju e dini shumë mirë si janë mbyllur të treja pasi u zvarritën.

-Si do e zgjidhësh ti?

-E kam çuar në SPAK tani. Kam hulumtuar, kam investiguar, bashkë më mjekë apo infermierë të guximshëm që ju dhemb mënura se si operohet me paranë publike dhe se si abuzohet dhe e kam çuar në SPAK. A do i besojmë kësaj drejtësisë që po flisje ti më përpara? Unë te SPAK-u kam shkuar. Jemi korrekt ne të dy? Po i japim besimin dhe një herë organeve të reja të drejtësisë? Unë po të sjell kallëzimin, bashkë me materialet që unë kam gjetur dhe jam e gatshme që të vij të dëshmoj në një moment që ty do të duhen më shumë informacione. Te SPAK-ku kemi çuar edhe tenderat sekret./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

VIDEO/ Pamje dramatike, qëndron i varur në helikopter pasi piloti nuk e lejoi në bord

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kenia, ku një burrë është kapur pas një helikopteri ndërsa ky po ngrihej...

“Nga USA zgjodhëm PD-në. Fitore!”/ Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora

Drejtuesja politike e PD për Diasporën Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale foton e një shqiptari i cili jeton jashtë vendit, të cilit...

Zuckerberg: Snapchat do ishte rritur më shumë nëse do ta pranonte ofertën time të blerjes

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se Snapchat do të ishte rritur më shpejt nëse do të pranonte ofertën e kompanisë së tij për...

CNN: SHBA synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton plane për të mbyllur gati 30 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën, si pjesë e një...

Një lepur përfundoi në motor!/ Avioni merr flakë menjëherë pas ngritjes nga pista

Një avion i linjës ajrore “United Airlines” u detyrua të bëjë një ulje emergjente pasi një lepur u fut në një prej motorëve të...

Lajme të tjera

Web TV