Kodi Zgjedhor kalon sot për votim në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi sot do të votojë ndryshimet kushtetuese të reflektuara në Kodin Zgjedhor, me të cilat do të shkohet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kuvend do të kalohet drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve disa ditë më parë, teksa parashikohet ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, prag 1% për partitë e koalicionet si dhe një listë që PS pretendon se është e hapur, por që në fakt është e mbyllur.

Ndërkaq do të ketë dhe një favorizim të kryetarit të partisë pasi do të mund të kandidojë në 4 zona zgjedhore.

Mazhoranca duket e vendosur të miratojë sot këto ndryshime, teksa Opozita e Bashkuar e refuzon kategorikisht teksa e quan si një prishje të dy marrëveshjeve të janarit dhe 5 qershorit ku u arrit konsensusi për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë opozita parlamentare duket e ndarë, teksa disa deputetë kanë paralajmëruar se do e bojkotojnë seancën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Goditi komisionerin në Kashar, lihet në burg Rei Nozlli

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Rei Nozllin, i cili goditi komisionerin në KZAZ 30 në...

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit!

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9...

Presidenti Begaj pret homologen e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të...

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë të veçantë? Ja pse ndodh

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund të jetë e këndshme, jo...

U nis duarbosh, por ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Donald Trump, ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së. Presidenti amerikan vizitoi Arabinë Saudite,...

Lajme të tjera

Web TV