Pasi u testua pozitive me Covid-19, Melanie Trump flet për gjendjen e saj: Jam mirë e do vazhdoj të qëndroj në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA, është izoluar pasi u testua pozitive me COVID-19. Ajo ka njoftuar se nuk është larguar dhe nuk do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për të vizituar Presidentin, Donald Trump, në spital.

Pak më parë, përmes një shënimi në Twitter, Melanie Trump tha se ajo ndihet mirë dhe do vazhdojë të qëndrojë në shtëpi.

Ndërsa falënderoi stafin mjekësor dhe mjekët, Zonja e Parë tha se lutjet e saj shkojnë për këdo që ka një anëtar të familjes të infektuar.

“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Unë jam mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo, dhe lutjet e mia të vazhdueshme për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të ndikuar nga virusi “, shkruan Melanie. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Letra e Melania Trump drejtuar Putinit: Mbroni fëmijët në Rusi dhe Ukrainë

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump, i ka drejtuar një letër Presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar atij...

“Demokratë”, a nuk i ka hallall “diktatori” Rama kundërshtarët e tij për mandatin e 7-të

Nga Aranit Muraçi Kështu nisi premtimi i madh. Vetëm pesë muaj pas “trokitjes” së demokracisë, ardhjes në pushtet. I tillë ishte respekti ndaj mendimit ndryshe....

“Nuk jemi më bashkë me Selvijen”/ Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshortja

Këngëtari Shpat Kasapi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë. Kjo pas një incidenti që ndodhi në...

Britanikja ‘Express’: Shqipëria një nga vendet më të pabesueshme turistike

Evropa aktualisht po përballet me një krizë të rëndë zjarresh, me flakët që shpërthyen që nga fundi i korrikut, të shkaktuara nga një valë...

“Pabuksa”/ Racizmi i shqiptarëve kundër turistëve

Nga Ergys Mërtiri Racizmi kundër turistëve është fenomeni më i fundit i shfaqur tek shqiptarët. Ankohen se turistët po na prishin qetësinë publike, se kanë...

Lajme të tjera

Web TV