U arrestua me Fjolla Morinën, gjykata liron biznesmenin dhe shoferin

Biznesmeni Fisnik Syla i cili u arrestua bashkë me këngëtaren Fjolla Morina më 19 shtator, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, së bashku me shoferin e kësaj të fundit Fitim Muji, i rikthehen lirisë.

Gjykata e Krubinit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tyre, duke vendosur “detyrim paraqitje” nga “arrest me burg” që u vendos fillimisht.

Prangosja e tyre u bë pasi udhëtonin me të njëjtën makinë me këngëtaren tip “Audi”, e cila u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, ku në çantën e Morinës, u gjetën dy pistoleta, njëra tip çakmak.

Biznesmeni Sula i cili jeton me familjen në Belgjikë mund të kthehet atje, por i duhet që të kthehet sërish, sa herë që ta kërkojnë autoritetet shqiptare.

Aktualisht këngëtarja ndodhet në “arrest shtëpie” në një banesë të marrë me qira në Kukës./Bl.Ba/Fjala.al