Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS-së më 9 tetor

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e premte, më 9 tetor.

Kryeministri i vendit Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste ka vendosur të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së ditën e premte, më 9 tetor.

Burime bëjnë me dije se mbledhja e Asamblesë së PS do të nisë në orën 15:30.

Mbledhja do të zhvillohet tek Amfiteatri te Kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa në fokus do të jenë koordinimet brenda partisë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021. /Ra.My.Fjala.al/