KE jep 20 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor: Angazhohemi fuqishëm për zbatimin e reformave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një plan investimi që ka parë Radio Evropa e Lirë.

Draft-dokumenti thekson se prioritet do të jenë lidhjet më të mira të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, brenda rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian.

“Një gjë e tillë kërkon një angazhim të fuqishëm nga Ballkani Perëndimor për zbatimin e reformave themelore, për thellimin e integrimit ekonomik rajonal dhe për zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal, bazuar në legjislacionin e BE-së, për ta bërë rajonin një zonë më tërheqëse për investime”, thuhet në dokument.

Paketa, e paralajmëruar në kulmin e krizës nga pandemia COVID-19, do të paraqitet nga Komisioni Evropian të martën pasdite.

Bashkimi Evropian konfirmon se rajoni do të përfitojë shumë nga përpjekjet e intensifikuara, që synojnë “kapërcimin e trashëgimisë së të kaluarës, jo vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe të përfundimit me sukses të dialogut, me ndihmën e BE-së”.

Paketa po ashtu parashikon që, përveç granteve, Bashkimi Evropian të ofrojë garanci që ndihmojnë në uljen e kostove për investime publike dhe private dhe, në këtë mënyrë, zvogëlojnë rreziqet për investitorët./rel

Të fundit

Donald Trump: Unë do ta rregulloj çështjen Kosovë-Serbi, Biden mori vendime idiote…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, teksa ka thënë se paraardhësi i...

Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt e Trojës brenda

Preç Zogaj, Liberale BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë komplementare në mbështetje të Shqipërisë drejt një demokracie funksionale ku liritë dhe sundimit i ligjit shkojnë...

Ishte duke bërë zhytje, gomonia plagos 46-vjeçarin në Gjipe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjipesë në Himarë, ku një 46-vjeçar, banues në Gjermani, ka mbetur i plagosur nga një...

Populli apo Berisha, kush e ka fajin?

Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu kanë disa ditë që zhvillojnë një seri replikash me njëri-tjetrin. I pari ngulmon me tezën e tij se askush...

Moment prekës në spital, mjekët nderojnë 14-vjeçarin para se t’i heqin organet për dhurim

Një moment thellësisht prekës është regjistruar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Spiros, i cili humbi jetën tragjikisht...

Lajme të tjera

Web TV