Në ditën botërore të mësuesve/Rasti “Gjeto Voci”, Autoriteti për Informim publikon dosjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën botërore të mësuesve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, ka bërë publike dosjen e Gjeto Vocit.

Dosja e Hetuesisë së tij mban shifrën 12049/1. Sipas kësaj dosjeje, thuhet se “Gjeto Dod Voci, i akuzuar për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, është arrestuar në 15.10.1979”.

Në një shkresë të saj të datës 18 mars 1980, Ministria e Punëve të Brendshme, Dega e Punëve të Brendshme, Sektori i Hetuesisë Shkodër, urdhëron:

Mbi të arrestuarin Gjeto Voci.

Nga ana jonë është dërguar për gjykim i pandehuri Gjeto Voci për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër shtetit. Kemi mendimin që për interesa shtetërore, gjykimi i kësaj çështjeje të bëhet me dyer të mbyllura.

Shefi i seksionit të hetuesisë/ Qemal Meta

Ndërkohë që Prokuroria e rrethit Shkodër i dërgon një shkresë gjykatës së po këtij rrethi ku thuhet: “Bashkëngjitur për gjykim po ju dërgojmë dosjen hetimore kundër të pandehurit Gjeto Voci”.

Dhe kështu bëhet publik rasti i një mësuesi i cili është dënuar në vitin 1980 për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Sipas nenit famëkeq 55 të Kodit Penal shqiptar, “propagandë dhe agjitacion quhet tentativa për të përmbysur, ose minuar pushtetin e popullit”. Ishte vepër e dënueshme me të paktën 6 muaj burg dhe deri në dënim me vdekje, në periudhat e luftës ose të trazirave.

Neni 55 është konsideruar si një shkelje e rëndë e lirisë së fjalës. Ai ishte një ndër instrumentet kryesore ligjore për ndjekjen penale të disidentëve shqiptarë që u kthye në një mekanizëm të urryeshëm të Sigurimit. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV