Rritet përtej parashikimeve numri i porosive për mallrat gjermane 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Porositë janë rritur për 4.5 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndonëse ekonomistët kanë parashikuar rritje prej 2.6 për qind.

Porositë për mallrat e prodhura në Gjermani janë rritur më shumë sesa është parashikuar gjatë muajit gusht, kanë treguar disa të dhëna të martën, duke rritur kështu shpresat për fuqizim të ekonomisë më të madhe në Evropë, ndërkohë që përballet me koronavirus.

Këto të dhëna kanë sugjeruar se kompanitë gjermane janë duke shënuar përparim drejt niveleve para pandemisë.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka paralajmëruar të hënën se Gjermania duhet të shmangë ndaljen e aktivitetit biznesor, ndërkohë që mund të ketë rritje të numrit të të infektuarve.

Insitutit Ifo pret rritje prej 6.6 për qind në çerekun e tretë, dhe më pas ulje prej 2.8 për qind në çerekun e katërt.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se rritja e shkallës së infektimit mund të ndalë sërish aktivitetin ekononomik.

“Nuk ka dyshim që ky është lajm i mirë. Meriton të duartrokitet”, ka thënë Thomas Gitzel, shef për ekonomi në bankën VP.

Ekonomia gjermane është tkurrur për 9.7 për qind në çerekun e dytë të këtij viti, meqë shpenzimet shtëpiake, investimet e kompanive dhe tregtia, janë dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV