Rritja e pagave/Ministrja Denaj: Buxhetit të shtetit i kushton 8 miliardë lekë, ja kur hyn në fuqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme me në fokus ekonominë, ku të pranishëm kanë qënë Kryeministri Rama, ministrja e Financave Anila Denaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, është folur edhe për rritjen e pagave.

Kryeministri Rama ka premtuar rritjen e pagave me 40% të mjekëve dhe pas tyre do të ketë rritje pagash edhe për mësuesesit me 15%.

Gjatë kësaj konference ministrja Denaj ka shpeguar se rrjea e pagave për arsimtarët do të hyjë në fuqi në vitin 2021.

Ndër të tjera Denaj është shpehur se rritja e pagave me 40% për mjekët dhe 15% për mësuesit do të ketë një kosto në buxhetin e shtetit me 8 miliadrë lekë.

“Qeveria miraton këtë javë rritje pagash për punonjësit në arsim dhe shëndetësi. Në shëndetësi përfitojnë mbi 18 mijë punonjës. Kjo ka një kosto në buxhetin e shtetit, ku llogaritet në 8 miliardë lekë. Rritja e pagave do të hyjë në fuqi më 2021”, tha Denaj.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se aktualisht bëhet fjalë vetëm për pagën neto, pasi në vijim sipas tij, do të shihen në detaje edhe një sërë elementësh të tjerë.

“Këtu bëhet fjalë për pagën neto, ndërkohë që janë një sërë elementësh të tjerë financiarë, që kanë të bëjë me pagat për orët ekstra, për bonusin, për mësuesit që shërbejnë jashtë qendrave të banimit. Këto elementë do t’i detajojnë në vijim”, theksoi kryeministri. /Ra.My.FJALA.AL/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV