Taulant Balla: Për zgjedhjet kemi marrë sistemin më të mirë në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se listat në zgjedhje janë 100 për qind të hapura.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Balla theksoi se është marrë shembulli më i mirë në Europë e është sjellë në Shqipëri.

“Më 30 korrik, nuk ka pasur asnjë parti që të jetë kundër hapjes së listave. Duhet të urojmë KQZ-në e re. Ne kemi i marrë shembullin më të mirë në Europë dhe e kemi sjellë në Shqipëri. Më 5 tetor, Kuvendi zgjodhi se cili është sistemi më i mirë në Europë për zgjedhjet.

Ajo që kemi bërë është që kemi marrë ligjin elektoral kroat dhe e kemi vendosur në Shqipëri. Listat janë të hapura, kjo gjë nuk diskutohet. Ne si PS si parti e madhe nuk na interesojnë listat e hapura, por ne i kemi pranuar”, tha Balla.

Taulant Balla vlerësoi se edhe PD është dakord me këtë sistem nën tavolinë.

“Mund të kemi listë nga i pari tek i 14-i, i katërmbëdhjeti zgjidhet deputet, ndërsa i pari mund të mos bëhet deputet. Në Elbasan për shembull, nga 14 deputetë, mund të ndodhë që shtatëshja e dytë të futet në parlament, ndërsa shtatëshja e parë mund të ngelet jashtë Kuvendit. PD është dakord poshtë tavolinës me këtë sistem. Ky është një sistem që unë nuk gjej arsye pse PD të jetë kundër.

Partia Demokratike po qan me lotët e dikujt tjetër për këtë sistem, nuk i ka lotët e veta. Ke dy vota gjithsej, një për partinë dhe një për deputet. I ka shanset që i pari të dalë i fundit dhe i fundit të dalë i pari”, u shpreh Balla.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV