Vetëvaret në banesë, familjarët gjejnë pa shenja jete 46-vjeçarin

Një 46-vjeçar nga qyteti i Korçës është gjendur i vetëvarur në banesën e tij.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur, ndërkohë që trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e tij.

Ka qënë vëllai i 46-vjeçarit i cili ka njoftuar policinë.

Menjëherë pas sinjalizimit policia po punon për të zbardhur shkaqet e vetëvrasjes së tij. /Ra.My.Fjala.al/