Gjuhë fyese ndaj myslimanëve në Kuvend, reagon ashpër Halit Valteri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka reaguar ashpër ndaj kolegut të tij, Ralf  Gjonit kur ky i fundit ka folur për gratë e mbuluar. Valteri i cilëson si të pa pranueshme deklaratat e Ralf Gjonit.

Në seancën plenare të ditës së sotme, Ralf Gjoni ka hedhur akuza se sipas tij presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, po i afrohet vendit tonë për të kapur tendera, ku ka folur edhe për fenë, ndërkohë ka përmendur edhe gratë e mbuluara.

“Çfarë kërkon Vaherlyi, që Shqipëria të mbesë vetëm me pensionistë si Spartak Braho? Apo me fëmijë kriminelësh, apo me gra të mbuluara islamike? Çfarë kërkon Vaherly?”, tha Gjoni ndër të tjera.

Ndërkohë, Valteri thekson se Gjoni duhet që të lajë gojën kur të flasësh për zonja të nderuara me shami sepse janë shumë herë me të lartësuara se sa ata që mbron ai.

“Ralf lëre fenë jashtë parlamentit dhe kur të flasësh për zonja të nderuara me shami laj gojën sepse janë shumë herë me të lartësuara se sa ata që mbron ti. Do isha shumë i nderuar të kisha miqësi me Erdoganin, po ca të bëj se s’më lidh asgjë me të.

E nderuar zonja e seancës njerëz islamofobë mundohuni ti largoni nga kjo seancë. Ralf, jam më shqiptar se ti, por të lutem mos fol këtu,” tha mes të tjerash Valteri nga foltorja e Kuvendit.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV