Vijon të rritet numri it ë prekurve me Covid-19 në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3678 raste të reja infektimesh dhe 31 viktima.
Rritja e rasteve dhe vdekjeve lidhet edhe me shtimin e tamponëve. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 125.314 të tillë kundrejt 99.742 të një dite më parë.
Pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 3,782 (+157, + 4,3%; dje +138), nga të cilët 337 në kujdes intensiv (+18, + 5,6%; dje -4).
Nga nisja e pandemisë, Italia numëron 333.940 persona të infektuar dhe 36.061 viktima. Ka.Li/fjala.al