Kodi Zgjedhor/ Alket Hyseni: Opozita ka pasur si qëllim zvarritjen e procesit, nuk kishim kohë të prisnim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka folur për votimin në parlament të Kodit Zgjedhor.

Hyseni deklaroi se qëllimi i opozitës ka qenë zvarritja e procesit. Ai është shprehur se mazhoranca ka bërë gjithçka që të bjerë dakord me opozitën, por ata nuk mund të prisnin deri në pafundësi.

“Kodi nuk është i ri , ka kohë që është aty. Kemi bërë gjithçka që të biem dakord me opozitën për këtë Kod Zgjedhor. Ne nuk kishim kohë që të prisnim. Opozita në parlament ka pasur si qëllim vetëm zvarritjen. Opozita nuk ka sjellë fare qëndrimet e veta. Ata arritën në përfundimin absurd që të mos preket kodi.

Çdo jurist e di se do prekej Kodi, opozita donte atë kod të vjetër. Disa herë donin Kode Zgjedhore të disa vendeve dhe e panë se nuk iu leverdiste asnjë prej tyre. Ne ishim dakord me çdo sistem që e kanë vendet e shteteve perëndimore”, tha Hyseni.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV