Makina përplas këmbësorin në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Çërravë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën.

I riu është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al