Sërish greva në burgje/Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta: Kushte skandaloze

Situata në burgje duket se ende nuk është normalizuar.

Ditën e djeshme është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Peqinit për shkak të mos menaxhimit të situatave të ndryshme në burg.

Ndërkohë sot raportohet se të burgosurit e burgut të Tiranës 313-ës janë futur në grevë urie , pas grevave të dhjetra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel.

Burime bëjnë me dije se kjo grevë po bëhet për disa arsye.

E para: T’ju lejohen takimet me familjaret, e dyta është mungesa e kushteve higjienike, e treta sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së. /Ra.My.Fjala.al/