Thaçi nënshkruan dekretin për largimin e Vlora Çitakut nga Washingtoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dekretin që e ka siguruar, shkruan se Presidenti Thaçi më 2 tetor ka urdhëruar largimin e ambasadores së deritanishme nga misioni në SHBA.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Çitaku ishte shkarkuar nga ky mision nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Vlora Çitaku do të qëndrojë në Washington deri në emërimin e ambasadorit të ri./Bl.Ba/Fjala.al