Biografia e Thaçit në shqip! Vendimet e rëndësishme të një njeriu për fatin e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shtet i ri, burrë shteti modern”, biografia kushtuar Hashim Thaçi me bashkëautorësi nga dy gazetaret britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger u promovua në sallonin e Kryeministrisë së enjten.

“Kosova ka përshkuar një udhëtim të pabesueshëm, dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan, është Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në kështjellën e Rambujesë në Francë”, thuhet në libër.

Libri është botuar në orgjinal gjashtë vite më parë dhe është sjellë në shqip nga shtëpia botuese Fan Noli, përkthyer nga Arta Dade.

Fati i Kosovës ishte në dorë të aftësive të admirueshme të Thaçit për të bindur kolegët e tij luftëtarë të bënin kompromis – një detyrë jo e lehtë për ata në terren, të cilët ishin bërë dëshmitarë të krimeve çnjerëzore të kryera nga forcat serbe, thekson libri, i cili hasi në shumë debate kur pa dritën e botimit për shkak të akuzave se ishte një biografi e sponsorizuar.

Vetë Thaçi ka deklaruar se libri nuk është i shkruar vetëm për të, por për Kosovën./E.T

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV