Viza për Shqipërinë? Balla e mohon kategorikisht dhe sulmon Berishën: Prodhues i lajmeve të rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur rreth lajmit që qarkulloi këto ditë në media se BE do të vendoste regjim vizash për Shqipërinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla sulmoi ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa e cilësoi atë një shpifës dhe një fatkeqësi të madhe për vendin. Balla tha se BE e ka një plan të tillë, që qytetarët që do të hyjnë në BE, do të duhet të pajisen me vizë, por për një periudhë tjetër në të ardhmen.

“Jemi në një fazë ku pjesa më e madhe e legalizimeve ka përfunduar. Ato nuk legalizoheshin me ligjin e Saliut, por legalizohen me ligjin tonë. Kjo është vepra që kemi bërë ne dhe nuk është aspak e vërtetë që ne kemi ardhur në pushtet me kartën e legalizimeve. Por një nga premtimet ka qenë dhe kjo. Sa i përket për çështjen e sigurimit, ka enë çështje mangësi 30 vjeçare. S’ka asnjë vend në Europë, që kur ndërtohet diçka, ajo nuk para sigurohet. Nuk ka një vend në Europë që brenda një kohe të shkurtër të jetë goditur nga dy tërmete, njëri me përmasa apokaliptike.

Në këto kushte, Shqipëria sipas tij progres-raporti që sot komisoneri prezantoi këtu. Kemi bërë hapa të shkëlqyer në të gjitha drejtimet. Në luftën e organizuar dhe në operacionin Forca e Ligjit. S’po hyjë në shifrat e raportuara nga komisioni. Por ashtu dhe në aspekte të tjera. Është e vërtetë që Kuvendi ka për të përmbushur dhe një vend në Gjykatën Kushtetues. Por nuk është përgjegjësi e tij. Meqenëse data 10 është afati i fundit, i bëj thirrje çdo djali apo vajze, burri apo gruaje, që të kandidojë për vendin vakant për gjykatën Kushtetuese. Që të marrë këtë përgjegjësi. Mendoj se qytetarët që na ndjekin duhen informuar siç duhet.

Lexo edhe :  E pazakontë në Fier/ Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin, përfundojnë në polici

Prej ditësh ka një përhapje keqdashëse të një lajmi të rremë, në mënyrë ekskluzive, nga prodhues i lajmeve të rreme, Sali Berisha, i cili është një fatkeqësi e madhe për këtë vend. Vazhdon historikisht që t‘i bëjë keq këtij vendi. Që ka gënjyer dhe nga portali i djalit të vet. Ku deklaron se qytetarëve shqiptarë, duke nisur nga janari i 2021 do t’i vendosen vizat. Sikur shqiptarët janë të padëshiruar. Në atë që gënjen Saliu, sipas një sistemi të ri automatik që do të vendos BE, qytetarët e këtyre vendeve duhet të aplikojnë para për të hyr në BE dhe të marrin vizë. Ky nuk është aspak lajm i vërtetë. Ky është një projekt që BE e ka planifikuar prej kohësh. Nuk hyn në fuqi në janar të 2021-it. Ndoshta në fund të dhjetorit të 2022 mund të jetë gati. Por nuk është aspak e vrerte ajo që ka përhapur nga Sali Berisha, burimi i ndyrë. Është e rëndë për institucionet e drejtësisë dhe tatimeve në këtë vend, që paratë e korrupsionit të Berishës, janë kthyer në sponsorizim të televizioneve.”, tha Balla.

Të fundit

VIDEO/ Aventura dhe turizëm, rreth 75 parashutistë nga Italia mbërrijnë në Gjirokastër

Aerodromi i Gjirokastrës, certifikuar 2 vite më parë për uljen e avionëve sportiv-turistik vijon të jetë në qendër të...

“Ka plasur xhelozia”/ Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, e ha të gjallë!

Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë. "Është fshehur edhe vetë duke bërë...

Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve, për lobimin e Berishës

Aktivistja Evi Kokalari thotë se donatorët e 6 milionë dollarëve për lobimin e Sali Berishës në SHBA, nuk do të bëhen publikë. Sipas saj, kjo...

Shqiptari tenton të hapë derën e avionit që fluturonte nga Zvicra (VIDEO)

Një incident që fatmirësisht është parandaluar nga udhëtarët, ka ndodhur në fluturimin e djeshëm Gjenevë-Prishtinë. Një shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga...

I veshur si Papë, fotoja me IA e Trump, publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

Pasi ditë më parë e tha si me humor “unë dua të jem Papë”, Trump ka bërë një hap konkret, ka postuar një fotografi...

Lajme të tjera

Web TV