Aksidenti me pasojë vdekjen, dyshohet pas grabitjes. Një person në pranga, një tjetër në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Borizanës në Fushë Krujë, ku përplasja e një makine me bordurën i mori jetën një djali 26 vjeç.

Policia ka arrestuar në spital të plagosurin i cili ndodhej në makinë bashkë me viktimën Mariglen Deva (Gen Deva), Flogert Voglin.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe Alfons Leka, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vjedhjen e makinës tip “Audi” me të cilin ndodhi aksidenti.

Leka dyshohet se ka transportuar dy shokët e tij drejt vendit të grabitjes, me një makinë që kishte marrë me qira.

Dyshohet se aksidenti i mëngjesit të djeshëm ndodhi, teksa dy të rinjtë ktheheshin nga një grabitje, pasi makina me të cilën udhëtonin dhe u aksidentuan rezulton e vjedhur.

Mjeti tip “Audi” me targa AA 603 IG, nga verifikimet e kryera nga policia rezultoi i vjedhur./Bl.Ba/Fjala.al

Aksidenti ku humbi jetën 26-vjeçari, makina ishte e vjedhur në Laç (DETAJET)