Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për vjedhje.
Shqiptari ishte i shpallur në kërkim, pasi akuzohej se në vitin 2013 së bashku me dy persona të tjerë kishin hyrë nëpërmjet tubacionit të gazit në një apartament dhe kishin grabitur bizhuteri me vlerën 60.000 euro.
Bashkëpunëtorët e tij ishin arrestuar më parë, ndërsa 37-vjeçari është arrestuar ditën e sotme nga La Spezia.
Ndërkohë 37-vjeçari ka qenë i dënuar në mungesë me 4 vite burg. Ka.Li/fjala.al