Halit Valteri: Rama me Bashën kanë bërë një marrëveshje të mbyllur

Deputeti Halit Valteri i ftuar në emisionin PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, u shpreh se e ka paralajmëruar Rudina Hajdarin në lidhje me Nismën Thurje.

Gjatë fjalës së tij Valteri bëri me dije se naiviteti i Hajdarit po përdoret, ndërsa theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re.

“Unë me Rudinën kam shumë marrëdhënie se është pjesë e grupit Demokrat. Unë e kam paralajmëruar duke i thënë se naiviteti i saj po përdoret nga një grup i caktuar si Nisma Thurje.

Dashamirësia e Rudinës iu vu në dispozicion të këtij grupi për ndryshimin e sistemit. Nuk e di kush ka të drejtë se nuk kemi qenë aty.

Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re. Rama me Bashën po bën llogaritë e të gjithë të tjerëve. Rama dhe Basha kanë bërë një marrëveshje të mbyllur”, u shpreh Halit Valteri./Bl.Ba/Fjala.al