Kishte kthyer shtëpinë në dyqan droge, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar, 28 vjeç, e kishte kthyer shtëpinë e marrë me qira në Itali në një dyqan droge.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte filluar të shiste kokainë në zonën ku jetonte, derisa u pikas nga ana e karabinierëve.

Ata vendosën që të kontrollojnë banesën e shqiptarit, pasi fqinjët ishin ankuar se në apartamentin ku jetonte i riu nga Shqipëria, kishte shumë hyrje e dalje, të cilat ishin kthyer në shqetësim për ta.

Policia arrestoi 28-vjeçarin në ato momente, pasi brenda në apartament gjeti 60 gramë kokainë. Po ashtu, karabinierët gjetën llastikë, peshore e mjete të tjera të cilat shërbenin për paketimin e lëndës narkotike./Bl.Ba/Fjala.al