Kosovë/ 33 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kosova ka regjistruar 33 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Ndërkohë, që 46 persona kanë fituar betejën ndaj COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga COVID-19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, shkruan Zemaj në Facebook. Ka.Li/fjala.al