Meta i sigurt: Edhe nëse PD-LSI nuk hyjnë në zgjedhje, vendi do të ketë opozitë

Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se edhe sikur opozita aktuale të mos hyjë në zgjedhje, PS do të ketë përballë një opozitë e cila do të dalë fituese në këtë proces.

I ftuar në emisionin “Opinion” Presidenti tha se angazhimi i tij është të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që forcat politike nuk janë në vëmendjen e tij.

“Edhe sikur opozita PD- LSI të mos marr pjesë në zgjedhje siç bëri në zgjedhjet lokale, në Shqipëri do të ketë opozitë zgjedhore dhe kjo opozitë do të fitojë në zgjedhjet e 25 Prillit.

As më interesojnë fare as PD, as LSI dhe as PS, partia ku unë vajta në vitin 1991 kur nuk shkonte asnjeri dhe kur Edi Rama thoshte: të varen komunistët  dhe krijonte KSI, partinë kristian-islamike”, deklaroi Meta.

Pa.Va/Fjala.al