Video nga djegia e makinës në Zog të Zi

Pak më herët një makinë ka shpërthyer në flakë pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet, makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të saj. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, apo nëse ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë, më poshtë keni edhe videon me pamje ekskluzive nga ngjarja:

Pa.Va/Fjala.al