“Xhaxhai” u arrestua në Tiranë, gjykata vendos ekstradimin e Bujar Sejdinajt drejt Italisë

Është vendosur nga gjykata ekstradimi drejt Italise i Bujar Sejdinajt, i njohur ndryshe si “Xhaxhai” i dyshuar si pjesë e “Ndraghetas”.

Bujar Sejdinaj u arestua në Tiranë në  24 korrik nga autoritetet shqiptare.

Ndërkohë autoritetet italiane  thonë se Sejdinaj ka takuar pjesëtarë të mafies në shtetin shtetin fqinj.

Sejdinaj dyshohet si anëtar i familjes mafioze “Bellocco”. Ai dyshohet se në Spanjë ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, duke blerë 20 kilogramë drogë. /Ra.My.Fjala.al/