“Me Monikën, Saliun e Metën do keni vetëm vështirësi,” mesazhi i Ramës nga Asambleja e PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka listuar drejtësinë si një nga arsyet kryesore se përse PS-ja duhet të fitojë. Kryesocialisti është shprehur se ajo që po ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që po largohen nga sistemi i drejtësisë është vetëm fillimi, duke bërë me dije se brenda një dekade do të jetë drejtësia si në shumë vende europiane. Ai nuk i ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarët e tij politik.

“Ajo që ne kemi detyrë është të shkojmë përtej pamjes së parqë dhe t’u japim njerëzve të kuptojnë këndvështrimin tonë. Dhe çfarë kemi bërë ne që sipas meje është themelore, edhe për të bërë dallimin e madh mes neve dhe atyre dhe për të përcaktuar Psenë e PS për të vazhduar për të bërë dallimin, ne kemi bërë vendosja e një raporti të ri me drejtësisë, jo vetëm me sistemin e drejtësisë, por në sensin e thjeshtë bazik të së drejtës dhe këtë mendoj që ne duhet ta bëjmë pjesë të të gjithë bashkëbisedimet me shqiptarëve nga sot deri kur të bjerë gongu i vrapimin në sprint drejt 25 prillit.

Sot drejtësia si drejtësi në sensin e sistemit të drejtësisë është një kantier ku punohet, ku ka plot akoma rrëmujë, ku ka plot pisllëk, ku ka plot ende për të përfunduar, por ku për herë të parë, që nga ndryshimi i sistemit janë vendosur themelet, e një sistemi drejtësisë që do t’u japë mundësinë fëmijëve tanë që nesër të mos e pësojnë si ata që ishin fëmijë apo lindën në 1990 dhe që sot janë bërë burra e gra dhe nuk e kanë një siste, drejtësie të drejtë.

Nuk mjafton as vullneti dhe as vizioni, apo ligjvënia, por shumë më tepër se kaq. Duhet kohë. Sistemeve të drejtësisë që ne i referohemi nuk duhet ta harrojmë që janë ngritur yhyy, jo kur nuk s’kishim lindur akoma, po as ata që na kanë bërë kokën, s’kishin lindur akoma. Ndërkohë që ne falë faktit që jemi në një sfidë ku s’jemi vetëm, dhe kemi BE, do i kapërcejmë etapat për të arritur që brenda një dekade të kemi drejtësinë që kanë të tjerët, se nuk e kanë pasur, por e kanë ndërtuar vetë.

Të gjithë eksperiencën që e e marrim, nuk e kishim, por e krijuam vetë, së bashku me aleatin e SHBA. përtej drejtësisë, ku e përsëris njerëzit kanë shumë të drejtë, edhe unë si ata, secili prej nesh të thonë dhe themi ku është drejtësia sot?

Patjetër që nuk është ende aty ku e presim, në pozicion është një ferishte që po përpëlitet në pelenat e përgjakura të një lindjeje të vështirë, ama kujt i shkonte mendja dhe kush tjetër mund ta bënte, se do vinte dita në vend që korporata më e madhe antishtet, fitimprurëse nën kostumin e shtetit, në paprekshmërinë e vetë, do të cmontohej dhe një pastrim kaq masiv do të fillonte dhe do të materializohej para syve tanë, askujt.

Dhe kjo është arsye për të kuptuar se kush do drejtësinë nesër duhet të mbështesë PS. Dhe mjafton të dëgjojnë Lulin, Saliun, Monikën, edhe pse Luli bën ca i thonë këta tre të tjerët për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirë, por nesër do të ketë drejtësisë. me ta në krye do të ketë vështirësi, jo drejtësi”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Mirë se vini në Tiranë”,Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Italisë

La.Mi/Fjala.la

Të fundit

Bungo kërkon shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH: Duan të zgjedhin drejtoreshë një…

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi...

Lufta në Gaza, Netanyahu do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Zyra e Netanyahut tha se...

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi simpatik u shfaqën duke vallëzuar...

Sondazhi: 85% e groenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve...

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS

Kryeministri Rama ka kryer dje një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe...

Lajme të tjera

Web TV