SHBA/ Planifikuan rrëmbimin e guvernatores Whitmer, 13 persona të akuzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trembëdhjetë persona janë të dyshuarit kryesore pas një komploti për të rrëmbyer guvernatoren demokrate të Michiganit, Gretchen Whitmer, sipas zyrës federale dhe shtetërorë të SHBA-së.

Plani kishte për qëllim përmbysjen e qeverisë që sipas të dyshuarve “besojnë se po shkelin Kushtetutën e SHBA-së”, raporton CNN.

Autoritetet ngritën akuza federale ndaj gjashtë personave se kishin komplotuar për të rrëmbyer guvernatoren demokrate të Miçhiganit, Gretchen Whitmer si reagim ndaj asaj që ata e quajnë “pushtet i pakontrolluar i saj”.  7 personat e tjerë u akuzuan nga gjykata e Miçhiganit në bazë të ligjeve anti-terrorizëm se kishin vënë në shënjestër policinë dhe kërkonin “luftë civile”.

Historia u bë publike dje, e enjte 8 tetor, kur u lëshua raporti i përpiluar nga Richard Trask II, agjent special i Byrosë Federale. Whitmer është një figurë kryesore në politikën amerikane.

Më 4 shkurt, lidershipi kombëtar i Partisë Demokratike i besoi asaj detyrën për t’iu përgjigjur fjalimit të Shtetit të Bashkimit të Donald Trump. Dhe gjatë gjithë pranverës emri i saj u shfaq në listën e kandidatëve të mundshëm për nënkryetar, para se Joe Biden të zgjidhte Kamala Harris.

Por muajt e fundit Whitmer ka përfaqësuar mbi të gjitha një model alternativ të menaxhimit pandemik , në kontrast të plotë me vijën minimaliste të Trump dhe Shtëpisë së Bardhë. Prillin e kaluar ajo vendosi një bllokim të rëndë, duke mbyllur pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike.

Nga Uashingtoni Trump shkroi në Twitter: “Lironi Michigan” . Protestat në të vërtetë kishin filluar tashmë, por ato u bënë më të mbushura me njerëz, intensive dhe madje të rrezikshme në mes të majit.

Më 13 dhe 14, mijëra njerëz u mblodhën përpara ndërtesës lokale të Parlamentit në Lansing, kryeqyteti administrativ i Miçiganit. Kishte shumë ekstremistë të djathtë, me flamuj të Konfederatës, dhe mbi të gjitha, me pushkë gjysmë automatike të vendosura në shpatulla.

Lexo edhe :  “Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Guvernatoria ishte mbingarkuar me ofendime në internet. Pastaj erdhën edhe kërcënimet. Që nga ai moment autoritetet federale filluan të merren me rritjen e shqetësimeve të grupeve të vogla. Hetuesit zbuluan komplotet e 13 rrëmbyesve të mundshëm. Disa prej tyre kanë lindur në Michigan, një tjetër është nga Delaware. Ata planifikuan të siguronin eksplozivë dhe të “rekrutonin 200 burra për të hyrë në” zyrat e Guvernatorit.

Vetë Whitmer tha: “e dija që kjo situatë do të ishte e vështirë, por unë do të jem e sinqertë, kurrë nuk e kisha imagjinuar diçka të tillë”. Ajo në mënyrë specifike fajësoi Presidentin Donald Trump , i cili ka refuzuar vazhdimisht të dënojë grupet e ekstremit të djathtë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Lajme të tjera

Web TV