Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 32-vjeçari me 4 kg kanabis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili shpërndante lëndë narkotike, ndërkohë që i janë sekuestruar edhe 4 kg kanabis.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 32-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhe lëvizte me mjet nga zona e Parkut në drejtim të rrugës “Muhamet Gjollesha”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Street”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 4 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit A. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Lajme të tjera

Web TV