U gjendën 250 m larg parcelës me kanabis/ “Fjala” zbardh 15 faktet që çuan në ekzekutimin e dy të rinjve -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kultivimi i kanabisit në zonat malore është një ndër fenomenet më shqetësuese për shoqërinë tonë, pasi sjell mjaft konflikte mes kultivuesve, konflikte të cilat shoqërohen edhe viktima, sikundër është edhe ekzekutimi i dy të rinjve Vison Çutaj dhe Klement Pepaj.

Dy të rinjtë u ekzekutuan nga kushëriri i tyre, pasi ata e kanë dhunuar atë meqë e akuzonin se u kishte vjedhur një sasi prej 50 kg kanabisi. Gazeta “Fjala”, në numrin e sotëm, publikon në mënyrë të përmbledhur këtë ngjarje të rëndë, duke renditur 15 fakte që çuan në ekzekutimin e dy të rinjve.

  1. Klement Pepaj, Vilson Çutaj, dhe Danjel Pepaj humbën kontaktet me familjet e tyre pasditen e 3 tetorit.
  2. Pasditen e së shtunës, vëllai i njërit prej viktimave, Oslon Çutaj, bëri kallëzim se prej orës 15:00 kishte humbur çdo kontakt me vëllain e tij, Vilson Çutaj, dhe dy kushërinjtë Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj.
  3. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ngritën menjëherë një grup hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ku nga dëshmitë e marra nga vëllai i njërit prej të zhdukurve dhe banorëve të fshatit u ngritën dyshime se dy nga tre të zhdukurit mund të ishin ekzekutuar.
  4. Vjedhja e një sasie prej 50 kg kanabis dyshohet se është bërë shkak që të rinjtë të jenë konfliktuar mes tyre.
  5. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj dhunuan e rrahën Danjel Pepajn, pasi e akuzonin se ai u kishte vjedhur kanabis nga parcela që ata kishin mbjellë.
  6. Pas dhunës që këta persona ushtruan ndaj 25-vjeçarit, ai pranoi se ishte personi që u kishte vjedhur hashashin dhe u premtoi se do t’ua kthente.
  7. Danjel Pepaj u ka kërkuar Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt takim për t’u sqaruar dhe për t’u dorëzuar mallin e vjedhur.
  8. Dy të rinjtë kanë shkuar në takim. Ata janë dërguar në malin Krastë nga vëllai i Vilson Çutajt, Olsoni, i cili i ka pritur në një lokal në zonë, disa kilometra larg vendit ku të rinjtë kishin lënë takim.
  9. Pas takimit me kushërinjtë, Danjel Pepaj i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi dy të afërmit e tij, duke i lënë të vdekur në vend.
  10. Pas katër ditë kërkimesh trupat e dy të rinjve u gjetën pasditen e djeshme, të mbuluar me shkurre, në një nga malet e Kastratit, në Malësi të Madhe, pranë fshatit Virth.
  11. Ata u gjendën 250 m larg një parcele kanabisi, parcelë e cila dyshohet se është mbjellë nga dy viktimat.
  12. Policia e asgjësoi parcelën me djegie.
  13. Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, pasi kreu krimin, mendohet se ka kaluar kufirin ilegalisht dhe fshihet në Mal të Zi.
  14. Prokuroria dhe Policia e Shkodrës e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar Danjel Pepajn, si autor të dyshuar të vrasjes së dyfishtë.
  15. Forca të shumta të FNSH-së blindojnë fshatin Virth, pasi i tremben përplasjes mes familjeve Pepaj dhe Çutaj, ngaqë ato banojnë pranë njëra-tjetrës. /Ra.My.Fjala.al/
Lexo edhe :  Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV