Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari po udhëtonte me një motor nga i cili ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën.

40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, raportohet se është babai i një fëmije.

Trupi i tij është gjetur mëngjesin e djeshëm i pajetë buzë rrugës dhe më pas u dërgua në morgun e spitalit Kalavrita.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.  /Ra.My.Fjala,al/