Donald Trump pohon se e ka kaluar koronavirusin: Jam imun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Trump gjatë një interviste tha se ai është shëruar nga koronavirusi dhe pretendon se është “imun” nga sëmundja. Presidenti tha se do të ribashkohet së shpejti në fushatë.

Po, dhe jo vetëm kaq, duket sikur jam imun” iu përgjigj Trump pyetjes nga Maria Bartiromo në emisionin “Sunday Mornind Futures”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar ende se Trump ka rezultuar negativisht për virusin.

“E munda këtë virus të çmendur të tmerrshëm të Kinës … Kam kaluar provën më të lartë, standardet më të larta dhe jam në një formë të shkëlqyeshme. Dhe më duhet t’ju them se ndihem mirë. Ndihem vërtet mirë“, shtoi Trump.

Intervista është një vazhdim i një fushate mediatike virtuale që presidenti ka qenë i angazhuar gjatë kësaj jave.

Këtë pohim Trump e ka rikonfirmuar dhe një herë përmes një statusi në Facebook.

Presidenti thotë se as nuk mund ta marrë koronavirusin (imunitet) dhe as mund ta ngjisë.

/Jo.Be/Fjala.al

Burimi: https://www.foxnews.com/politics/trump-sunday-morning-futures-interview-coronavirus

Të fundit

Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në...

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi, “gjallë dhe mirë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjendja e dialogut është “gjallë dhe mirë” pas vizitës së papritur...

Capello analizon Milanin: “Leao ka një problem, por duket se po e zgjidh”

I intervistuar nga numri i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka folur për Milanin, duke u ndalur te Rafael Leao: “Rafa është...

Sezoni turistik/ Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vetëm të iki ky…

Nga Lutfi Dervishi Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante: "Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta të dy" Dhe ai...

Lajme të tjera

Web TV