Mbajtja e maskës në çdo ambient/Manastirliu: Ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga virusi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguaar lidhur me vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në çdo ambient.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Manastirliu shprehet se zbatimi i këtyre rregullave do të ulë deri në masën 60% rrezikun e prekjes nga Covid-19.

POSTIMI I PLOTE
Masat #antiCOVID
Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin✅
‼️Vendose #maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili #kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19.

#BashkëJaDalim   /Ra.My.Fjala.al/