Video epike/ Burri kap gruan duke e tradhtuar, dashnori zvarritet nga ballkoni

Të zbulosh që partneri juaj ju ka tradhtuar, është një përvojë që nuk do t’ia uronit as armikut tuaj më të keq. Shembulli më i mirë është video më poshtë ku një burrë ka kapur mat gruan duke e tradhtuar me dashnorin e saj, ndërkohë që ky i fundit përpiqet të arratiset duke u zvarritur përmes çarçafëve të lidhur.

Skena është e denjë për një komedi, e teksa  dashnori i saj përpiqet të arratiset, fqinja e katit më poshtë e sulmon atë me fshesë. Burri i saj bërtet i tërbuar nga ngjarja, ndërsa gruaja hedh rrobat e tij nga ballkoni. Videoja është bërë virale në mediat sociale pasi u shpërnda nga llogaria e Wasted Videos, duke grumbulluar mijëra shikime dhe “pëlqime”.  Ndërkohë, nuk është specifikuar ende se ku është regjistruar kjo ngjarje, por ndjekësit po qeshin me të gjithë ngjarjen.


Pa.Va/Fjala.al