Greqi/295 raste pozitive me koronavirus, 7 vdekje dhe 91 të intubuar në 24 orët e fundit

Greqia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 295 raste te reja me Covid-19 duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të rasteve në 22652.

Sipas EODY, janë gjithashtu 91 pacientë të intubuar dhe 240 pacientë që kanë dalë nga reparti i terapisë intensive.

Raportohen gjithashtu edhe 7 vdekje në 24 orët e fundit, dukë e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Greqi nga Covid-19 në 456. /Ra.My.Fjala.al/