Kombëtarja, Seferi: I pafat për tek rasti i golit, por do të vazhdoj të punoj fort për formacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka patur pak minuta në dispozicion, por e pati rastin e tij dhe nuk e fsheh zhgënjimin me fatin e kuq që e përndoqi në ndeshjen e së dielës. Taulant Seferi u aktivizua nga stoli në minutën e 82-të në sfidën ndaj Kazakistanit.

Sulmuesi pati një rast të artë në fundin e takimit, për t’i dhuruar 3 pikë kuqezinjve, por i vetëm përballë portierit, u ndal nga gardiani i portës kazak.

Në konferencën për shtyp të ditës së hënë, të mbajtur në prag të sfidës ndaj Lituanisë, Seferi vlerësoi cilësitë e grupit kuqezi, duke u shprehur edhe gatishmërinë e tij sa herë thirret në ngjyrat kuqezi.

“Çdo herë është kënaqësi kur je i ftuar me Kombëtaren e madhe të Shqipërisë, – ka thënë ai. – Çdo herë ndihem i lumtur dhe krenar që vij këtu. Mezi po prisja që të futesha në fushë dhe mendoj që në ato minuta bëra mirë.

“Nuk kisha fat te rasti për gol, – ka vijuar futbollisti që është pjesë e Jang Bojs të Bernës, por që, për momentin, luan i huazuar tek Ksamaksi në Superligën zvicerane. – Shpresoj të vazhdoj kështu duke punuar fortë dhe duke qenë pjesë e Kombëtares.

Punoj fort për të kapur formacionin. Është dëshira e çdo lojtari për të qenë titullar, por në fund vendos trajneri se kush do luajë dhe kush do rri në stol.”

“Çdo herë do jem i gatshëm për Kombëtaren. Unë kam shumë besim te grupi i ri. Kemi 1 javë së bashku, atmosfera është shumë e mirë. Ka shumë kualitet në këtë skuadër. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të dalim të parët në grup. Kemi skuadër me shumë kualitet, shpresoj që në fund të arrijmë objektivat tona”, – përfundoi futbollisti i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi.

Lexo edhe :  Europa kthen sytë në Serie A, sot do të kurorëzohet kampioni i “Scudettos”

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan kontrovers për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një...

“Kokërr vote nuk vjen”, kur Murrizi paralajmëronte Flamur Nokën për humbjen e 11 majit

"PD ka pësuar dëme nga heshtja dhe servilizmi i një grushti të pështirë hileqarësh” Myslim Murrizi, i cili kandidoi në listën e hapur të PD...

Presidenti Zelensky vizitë në Berlin, takohet me kancelarin Merz

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shtrënguar sot duart me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin dhe është mirëpritur me një ceremoni zyrtare ushtarake pas...

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja e tij në një deklaratë...

Mourinho: “Shpresoj që Interi të fitoj Championsin por tripleta është vetëm e imja”

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë. Në prag të kësaj finaleje me...

Lajme të tjera

Web TV