Rama nderon Nuncin Apostolik Charles John Brown, i dorëzon “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka nderuar Nuncin Apostolik, Charles John Brown duke i dorëzuar “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike”.

Rama i ka shprehur mirënjohjen për kontributin tre vjeçar që Nunci Apostilik ka në Shqipëri. Kryeministri u shpreh i bindur se në të ardhmen, Nunci Apostilik do të kthehet në Shqipëri, si dikush që vendi ynë i ka lënë mbresa.

“Në sytë e mi Imzot Charles do të mbetet një shtegtar i veçantë në tufën e ambasadorëve, i cili vllazërinë dhe miqësinë sociale i shpalosi me një natyrshmëri, që si vëllezërve dhe motrave të tij në artin e diplomacisë jo gjithmonë ju vjen dorësh.

Jemi për shumë çka mirënjohës, si krejt bota, një shtegtari mahnitës i Papa Francesku, por jemi mirënjohës edhe që na dha mundësinë ne në Shqipëri të kishim përfaqësues të tij si Imzot Charles John Brown, i cili edhe pse shtegtimin e ka vokacion, përveçse detyrë, nuk e fsheh dot unë që më vjen mirë që e shoh të mallëngjyer që duhet ta lërë Shqipërinë.

Imzot ju nuk jeni as i pari as i fundit që e ka të vështirë ndarjen me këtë vend dhe besomëni kam parë pak që si ju kanë ardhur me dëshirë në Shqipëri, por ende nuk e kam parë akoma atë që të ketë ikur me qejf prej Shqipëri, pasi e ka njohur këtë vend dhe këtë popull siç janë në të vërtetë dhe jo siç duken pas perçes së zymtë të paragjykimeve prej së largu.”, tha Rama ndër të tjera.

Nga ana tjetër edhe Nunci Apostolik, Charles John Brown tha se përgjatë tre viteve ai ka mundur të zbulojë bukuritë natyrore të Shqipërisë,duke theksuar se ka njohur një popull për t’u admiruar.

Lexo edhe :  Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e "BB VIP" zbulon lidhjen mes tyre

“Tre vitet në Shqipëri kanë qenë zbulim për mua. Kam pasur mundësi ta vizitoj vendin gjerë e gjatë. U kam ngjitur maleve të Jezercës dhe Korabit. Kam parë bukuritë madhështore të këtij vendi.

Më shumë sesa bukuria e peizazhit kam takuar një komb me histori unike, që e admiroj jashtë mase”, u shpreh ai.

Pas tre vitesh shërbim në Shqipëri, Nunci Apostolik, Charles John Brown do të largohet në drejtim të Filipineve.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Veliaj del nga Blloku i Sigurisë dhe dërgohet drejt GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së...

Noizy dhe Afërdita mbështetje publike për Veliajn: Të gjithë e dinë sa njerëz ke ndihmuar

Reperi i njohur Noizy i ka dhënë një mesazh mbështetjeje të drejtpërdrejtë kryebashkiakut Erion Veliaj pas zhvillimeve të fundit. "Stay strong champ, të gjithë e...

U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj sot para GJKKO për masën e sigurisë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Eroin Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Bashkë me Veliajn, para...

Trump vendos tarifa prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara,...

Cili është qëndrimi i partive joserbe për Qeverinë e ardhshme të Kosovës?

Përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës,...

Lajme të tjera

Web TV