Rama publikon memen me Metën: Dekoratën e radhës jepja vetes

Përplasjet mes kryeministrit Rama dhe Metës vazhdojnë ende, por kësaj here duke mos anashkaluar as memet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Rama ka publikuar një meme në “Instagram”, autori i së cilës nuk dihet, por mesa duket nuk ka kaluar pa rënë në sy të kryeministrit.

Në këtë foto Meta shfaqet duke i dhënë një dekoratë vetes.

Kjo meme vjen si vazhdim i debatit për dekoratat i cili vijon prej disa ditës mes Ramës dhe Metës.

Komplimenta autorit kushdoqoftë“, kaq shkruan Rama krahas fotos të cilën e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur. /Ra.My.Fjala.al/