Shkodër/ Me rrezikshmëri shoqërore, arrestohet 22-vjeçari që shpërndante drogë, procedohet i ati

Dy persona me precedent kriminal të theksuar në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit të hënën kanë përfunduar në prangat e policisë.

Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Policia sekuestroi një sasi lënde narkotike e bërë gati për shitje.

Policia tha se u informua për një person me rrezikshmëri shoqërore që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur e vënë në pranga shtetasit:

I. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.).

Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. Ç., u gjetën 277 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. 55 vjeç, banues ne lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al