32-vjeçari arrestohet në Tiranë, i vuri gjobë një biznesmeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i shpallur në kërkim për katër vepra penale të martën është arrestuar në Tiranë.

Burime nga policia thanë se në pranga ra shtetasi Feruzan Shehu, 32-vjeç, i cili me 19 qershor të këtij viti kërcënoi një biznesmen në Fushë Bulqizë për t’i marrë një shumë parash.

32-vjeçari i vuri biznesmenit Gëzim Balla një gjobë 10 mijë Euro, por në momentin e dorëzimit të parave e kuptoi se i ishte ngritur kurth nga policia dhe u largua duke qëlluar në ajër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për katër vepra penale; si “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje”, “Shtrëngim në anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Mësohet se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së...

Flakët kanë bllokuar fshatrat e Gramshit, Ministria thirrje urgjente banorëve: Largohuni

Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të Gramshit që të evakuohen menjëherë nga banesat e tyre për...

Humbi gjurmët teksa notonte me nënën në det, gjendet pa shenja jete 6-vjeçari

Carlo Panizzo u gjet nga zhytësit rreth orës 3 të mëngjesit të së martës, rreth 100 metra larg bregut, në një thellësi prej 2...

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet të jetë maksimal. Shqiperia është...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Lajme të tjera

Web TV