Futbolli shqiptar ka ndalur për momentin, por kjo nuk do të thotë që protagonistët e tij të bëjnë pushim, të paktën në arenën kontinentale.
Kështu, gjyqtari i Kategorisë Superiore, Eldorjan Hamiti, do të gjykojë sot takimin e vlefshëm për grupin e 7-të të Eliminatoreve të Evropianit të Nën-21-vjeçarëve, midis Qipros dhe Holandës.
Kjo është ndeshja e 13-të e nivelit ndërkombëtar që gjyqtari lezhian do të gjykojë. Hamiti do të ketë ndihmën e kolegëve të tjerë bashkëkombas, gjyqtarëve anësorë, Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasik dhe gjyqtarit të katërt, Olsid Feratajt.
Takimi luhet në Stadiumin “AEK Arena” të Qipros./Bl.Ba/Fjala.al